Për ne

Restaurant Gizzi një vend i tretë në mes të punës dhe shtëpisë.

Tek ne ku ushqimi shijon më së miri…

Jemi mësuar që gjithmonë ta dëgjojmë fjalën NDRYSHE. Ne nuk duam të jemi ndryshe ne duam që të sjellim kualitet. Që të ofrojmë më të veqantën për klientët tanë nuk është gjithmonë e lehtë, kërkon përkushtim por asnjëherë nuk është lodhje për ne. Qysh në fillim ka qenë e rëndësishme që të funksionojmë me seriozitet. Ajo ka bërë që si familje të gjithë të përkushtohemi maksimalisht.

Në vitin 2000 u hap Restaurant ”Gizzi” një ambient i rehatshëm i rrethuar me një oborr të gjelbëruar, aty ku gërshetohet e bukura, klasikja me legjendën e shijes.

Në vitin 2010 për ta zgjeruar hapësirën dhe avansuar menun tonë u ndërtua objekti i ri,i cili gjendet në afërsi të Restaurantit të parë. Një kuzhinë moderne e kombinuar midis kuzhinës italiane, franceze tradicionales si dhe një piceri me furrë druri.

Restauranti i ri përbëhet nga tri salla dhe një dhomë private. Dy dhomat kryesore ku ju mund të shijoni kafen apo drekën e darkën me më të dashurit tuaj. Ndërsa pjesa tjetër private, iu ofron komoditet për organizime të ndryshme. Në ditët e ngrohta klientët tanë mund të shijojnë ushqimin apo edhe një pije në terasën e gjelbëruar e cila posedon 90-të ulëse.

Ushqimi i shijshëm, shërbimi cilësor, ambienti çlodhës e bëjnë qëndrimin tuaj edhe më të këndshëm, ndërsa ne do të jemi gjithmonë mikëpritës dhe besnik ndaj jush.

Mirësevini.
Gizzi

Më shumë
Mbyll

Menyja

Galeria

Ne gjendemi këtu

Adresa: Bregu i Diellit, Zona Perndimore Hyrja3,
10 000 Prishtinë, Kosovë

Kontakt / Info për rezervim

038 555 522, 044 626 926
[email protected]
Shkarko Aplikacionin për punë

Komenti juaj eshte derguar me sukses.

Partnerët